Reese Witherspoon befasoi se fundi pasi foli hapur mbi përvojat e vështira të rinisë së saj, përfshirë abuzimin në një nga lidhjet e veta të mëparshme. Në podcast-in “The Interview” të organizuar nga The New York Times, aktorja foli hapur rreth asaj se si përvoja e ndikoi emocionalisht dhe si kaloi nëpër një proces rikuperimi për të rindërtuar vetëbesimin e saj.
Reese u shpreh se ky nuk ishte vetëm një zhgënjim emocional, por një dëm afatgjatë për imazhin e saj.
"Më është dashur ta ripërpunoj trurin tim", tha Witherspoon, duke shtuar se iu deshën vite për të rifituar besimin në vetvete.
Ajo e përshkroi përvojën si një pikë kthese që e formoi atë në personin që është sot. Si nënë e tre fëmijëve, ajo pershkroi vitet që kaloi në shesh xhirimi, duke punuar deri në 17 orë në ditë, dhe më pas duke u kthyer në shtëpi për të kaluar kohë me te vegjlit e saj.
"Isha e rraskapitur, por u përpoqa t'u tregoja fëmijëve të mi se puna ime kishte kuptim dhe mund të ishte krijuese dhe përmbushëse", tha Reese. Ajo shtoi se ishin fëmijët e saj ata që e ndihmuan të ruante ndjenjën e asaj që ishte vërtet e rëndësishme në jetë.


