
Një nga ish-banoret e edicionit të fundit të "Big Brother Vip", e cila bëri shumë bujë edhe pas daljes nga shtëpia është padyshim Egli Tako. Sikur mos të mungonin gjykimet e publikut për shkak të dramave në BBV me përpjekjet për romancën me Gjestin, ajo u gjykua shumë edhe më vonë për projektet e saj muzikore dhe koncertet.
E ftuar në "Andale" me Dalina Buzin, Egli ka rrëfyer shumë. Ndër të tjera nuk mund të mos përmendjen nga Dalina edhe Gjesti. Çfarë marrëdhënie kanë ata tani bashkë dhe a ishte e sinqertë?
“Brenda shtëpisë kam ndjerë një afeksion të madh për disa persona, dhe këtë e kam shprehur gjithmonë. Me kalimin e javëve, njerëzit bëhen më egoistë dhe mendojnë vetëm për lojën e tyre, por unë kurrë nuk kam qenë e tillë. Për Gjestin, e kam thënë disa herë: të dua shumë si njeri. Dhe kjo është më e rëndësishme se gjithçka tjetër”, shpjegoi ajo.
“Je aty brenda 24 orë në ditë, gjërat bëhen më të ngushta dhe intensive, por nuk ka të bëjë me ndjenja të thella romantike. Ishte më shumë lojë, një person i duhur në momentin e duhur. Unë isha personazhi i gabuar në vendin e duhur”.
“Mbase edhe unë e kam përjetuar një kohë të tillë, por sot e shoh ndryshe. Ai nuk më frymëzonte në kuptimin e madh, thjesht na bënte të qeshnim dhe kalonim mirë. Dua ta kujtoj si një mik të asaj kohe”.
Egli u shpreh gjithashtu se është single:
“Jam beqare dhe kam vendosur të mbyll kapitullin. Më vjen keq nëse i zhgënjej disa njerëz që i dua shumë, por nuk dua të jetoj më në deluzion. Dua ta kujtoj këtë eksperiencë si diçka të bukur dhe të mbaj mend vetëm gjërat e mira."
-
A mbaroi drama? Angela Martini dhe Fatmir Hysenbelliu bëjnë armëpushim?
24 Shtator, 12:02 -
Episodi me Sergio Leone, që i bëri sytë e Claudia Cardianles ikonikë!
24 Shtator, 11:10


