KreuCelebrity

Pas skandalit nga Angela Martini, Fatmir Hysenbelliun e lë e dashura?

 

 

Ditëve të fundit ngjarja më e bujshme ishte padyshim 'lufta' mes Anxhela Martinit dhe Fatmir Hysenbelliut. Një luftë virtuale mes të dyve vazhdoi për gati dy ditë, ku Anxhela shkruante deklarata dhe publikonte mesazhe të vajzave që i shkruanin në rrjete sociale dhe tregonin historitëe tyre me Fatmirin, duke treguar se është një maniak, përndjekës, abuzues, që drogon dhe kërcënon femrat.

Të gjitha këto Fatmiri me postimet e tij në Instagram i ka mohuar duke e cilësuar Anxhelën si një femër që 'njihet vetë për meshkujt që ka pasur' dhe në këtë rast po kërkon vëmendje.

Gjatë ditëve kur u zhvillua e gjithë kjo, Fatmiri ndodhet me të dashurën e tij nga Rusia, Masha Trotsko me pushime në Romë. Nga ana e saj nuk ka pasur asnjë reagim për këtë çështje në rrjete sociale, por ajo çfarë u vu re të nesërmen pas 'armëpushimit" të Fatmirit dhe Angelës ishte se ata u larguan nga Roma, Fatmiri u kthye në Tiranë ndërsa Masha udhëtoi drejt Spanjës. 

Ata janë parë gjithmonë të udhëtojnë bashkë dhe të shoqërojnë njëri-tjetrin, por mesa duket këtë herë nuk ndodhi kështu dhe mendohet se ndoshta marrëdhënia e tyre po kalon një krizë ndoshta edhe për shkak të çështjes Angela-Fatmir.

Pas skandalit nga Angela Martini, Fatmir Hysenbelliun e lë e dashura?Pas skandalit nga Angela Martini, Fatmir Hysenbelliun e lë e dashura?