
BORDO është një revistë dedikuar 100 për qind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit!
Prej 16 vitesh, trupi i Stela Rustemajt pikturon mbi kanavacë botën e saj të brendshme. Kur truri hesht, ngjyrat formësojnë mbi telajo gjendjen emocionale të artistes, botën plot dritë dhe të errët njerëzore.
Trupi im është një mjet komunikimi po aq i fort sa fjala. Ai flet. Në rastin konkret ai pikturon.
Procesi i pikturimit me trup për mua është akti më i sinqertë, është një gjendje emocionale e cila lë gjurmë. Do të preferoja që trupin tim ta quaja bashkëkrijuesin tim. Trupi im flet më tepër se sa mendja në momentin që mendja ime hesht. Trupi im do të jetë mjeti i botës time të brendshme për të dalë jashtë.
-
-
Pas skandalit nga Angela Martini, Fatmir Hysenbelliun e lë e dashura?
24 Shtator, 14:55


