KreuCelebrity

Fansat dallojnë detajin: Përse DJ PM nuk e uroi Sarën për ditëlindje?!

Fansat dallojnë detajin: Përse DJ PM nuk e uroi Sarën për

Influencerja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Sara Berisha, festoi ditëlindjen e saj mes urimesh të shumta nga familjarë, miq dhe fansa. Postimet e saj në rrjete sociale u mbushën me komente dhe mesazhe dashurie, duke e kthyer ditën e saj të veçantë në një festë virtuale.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte pikërisht heshtja e DJ PM, partnerit i saj prej kohësh. Ndjekësit vunë re mungesën e çdo urimi publik nga ana e tij, çka ndezi menjëherë spekulimet për një krisje në marrëdhënien e tyre.

Fansat dallojnë detajin: Përse DJ PM nuk e uroi Sarën për

Situata u bë edhe më e diskutuar kur DJ PM publikoi në Instastory foto nga udhëtimi i tij në Amsterdam, larg festimeve të Sarës. Ky detaj u interpretua nga shumë ndjekës si një shenjë se lidhja e çiftit mund të ketë marrë fund. Komentet online u ndanë mes atyre që e panë si një sinjal ndarjeje dhe të tjerëve që kërkojnë të mos nxirren përfundime të nxituara.

Fansat dallojnë detajin: Përse DJ PM nuk e uroi Sarën për

Megjithatë, Sara ka zgjedhur të mos reagojë ndaj zërave. Ajo u përqendrua tek festa e saj, duke ndarë momente të gëzuara dhe duke falënderuar të gjithë ndjekësit për urimet dhe mbështetjen.