Aktorët e njohur të spektaklit të humorit Portokalli, Albana Perhati, Kejdi Gishto, Juxhin Plovishti dhe Erdit Asllanaj, ishin të ftuar së fundmi në emisionin Ndryshe, ku ndanë me publikun detaje nga sezoni i ri i programit. Përveç rrëfimeve, ata sollën edhe shumë të qeshura përmes rubrikës së famshme “Telefonata Kurth”.
Këtë herë, “viktima” e telefonatës ishte moderatorja Erjola Doçi. Aktorja Albana Perhati, duke u shtirur si zyrtare e Kryeministrisë, i propozoi asaj të bëhej imazhi i ri i një ministreje të përfytyruar me inteligjencë artificiale, të quajtur “Diella”.
“Jam shumë entuziaste që të jesh ti imazhi i ministres Diella”, i tha Albana, duke shtuar me humor se kryeministri kërkonte “një risi, nga veriu”.
E befasuar nga oferta, Erjola reagoi me emocione, duke thënë se do ta pranonte vetëm nëse do t’ia thoshte vetë kryeministri. Pikërisht në atë moment, në skenë hyri Kejdi Gishto me imitimin e tij të famshëm të Edi Ramës, duke e kthyer situatën në një skenë komike që shkaktoi të qeshura në studio.
E pranishme ishte edhe Rike Roçi, e cila e kuptoi menjëherë se nuk bëhej fjalë për kryeministrin e vërtetë, por për një nga imitimet karakteristike të Kejdit.
Telefonata përfundoi me shumë humor dhe atmosferë pozitive, duke i bërë ndjekësit të presin me padurim risitë e sezonit të ri të Portokalli.


