KreuCelebrity

Angela nuk ndalet, i nxjerr Fatmirit mesazhet në Instagram!

Angela nuk ndalet, i nxjerr Fatmirit mesazhet në Instagram!

Modelja e njohur Angela Martini ka vazhduar përplasjen virtuale me biznesmenin Fatmir Hysenbelliu, duke hedhur akuza të forta në rrjete sociale. Përmes një serie postimesh në InstaStory, Martini ka publikuar biseda private të cilat, sipas saj, i janë dërguar kohë më parë nga Hysenbelliu.

Por përveç këtyre, ajo ka ndarë edhe mesazhe të tjera që i kanë ardhur në Instagram, ku përmenden festa private të organizuara në shtëpinë e biznesmenit, ku sipas këtyre pretendimeve, dyshohet se ndodhnin abuzime seksuale dhe përdorim lëndësh narkotike.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës, Angela Martini ka rrëfyer një tjetër histori të hershme, që lidhet me një kompani alkooli në Shqipëri. Sipas saj, pas ndryshimit të pronarëve, imazhi i saj u përdor pa të drejtë dhe pa pagesë për gati një vit, dhe për këtë situatë ajo fajëson Hysenbelliun.

Në të njëjtën kohë, Martini ka pranuar se ka pasur një lidhje të shkurtër me biznesmenin, por siç shprehet vetë, vendosi të largohej brenda dy javësh për shkak të sjelljes së tij.

Ky përplasje virtuale mes modeles dhe biznesmenit ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke e bërë një nga temat më të diskutuara të momentit në mediat rozë.