Modelja shqiptare Arbenita Ismajli eshte rikthyer ne vëmendjen e publikut, pas spekulimeve të fundit që qarkulluan në rrjetet sociale për një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj saj.
Pasditen e sotme, Arbenita udhëtoi nga Dubai drejt Milanos, duke ndarë me ndjekësit në Instagram një moment ku shfaqej me një buqetë të madhe trëndafilash të kuq. Ky gjest u interpretua nga fansat si një shenjë force dhe qëndrueshmërie në një periudhë kur emri i saj është përfolur gjerësisht.
Pak kohë më parë, raportimet për një urdhër-arrest ndërkombëtar shkaktuan bujë të madhe, ndërsa më pas modelja u rikthye në vëmendje përmes deklaratave të forta ndaj ish-partnerit të saj, reperit Fero, duke ngritur akuza të rënda mbi marrëdhënien e tyre të kaluar.
Megjithatë, duket se Arbenita ka zgjedhur të mos ndalet tek zhurma mediatike, por të përqendrohet tek jeta personale dhe projektet profesionale. Ajo vazhdon të udhëtojë mes qyteteve të njohura si Dubai e Milano, duke ndarë me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj, shpesh të shoqëruara me simbole elegance dhe mesazhe vetëbesimi.


