KreuCelebrity

Pas sëmundjes së rendë modelja e famshme i kthehet modës!

Modelja e njohur italiane Bianca Balti, një nga fytyrat më të dashura të pasarelave ndërkombëtare, është rikthyer fuqishëm në botën e modës pas një periudhe të gjatë dhe të vështirë për shkak të një sëmundjeje të rëndë. E njohur për bukurinë e saj klasike dhe elegancën natyrore, Balti ka treguar një forcë të jashtëzakonshme, duke përballuar me kurajo një diagnozë me kancer.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bianca Balti (@biancabalti)

Rikthimi i saj në botën e modës ka qenë po aq i fuqishëm sa edhe rrëfimi i sëmundjes së saj. Në Festivalin e Sanremos 2025, ajo u ngjit në skenë pa paruke, duke ekspozuar me krenari pamjen e saj të re, një veprim që u përshëndet nga publiku dhe mediat si një akt guximi dhe vetë-pranimi.

Pas sëmundjes së rendë modelja e famshme i kthehet modës!

Më pas, ajo realizoi një set fotografik për Vogue Adria, ku rrëfeu transformimin fizik dhe emocional që ka përjetuar gjatë kësaj periudhe.

“Në shtator mendova se do të vdisja. Tani jam në kopertinën e Vogue. Kjo është jeta,” – shkroi ajo, duke shoqëruar fotot me një mesazh prekës për të gjithë ata që po kalojnë periudha të vështira.

Përtej pasarelave dhe fushatave reklamuese, Bianca Balti po kthehet në një simbol të fuqizimit të gruas, të vetëdijes shëndetësore dhe të bukurisë që vjen nga brenda. Me çdo dalje të saj publike, si në Vanity Fair Oscars Party, ku u shfaq me një fustan transparent që theksonte thjeshtësinë dhe forcën e saj,  Balti po rikthen një narrativë të re në modë: moda nuk është vetëm estetikë, por edhe rezistencë, guxim dhe autenticitet.