KreuCelebrity

Ish- i dashuri kërcënon Kim Kardashian: Është më keq se P.Diddy....

Ish- i dashuri kërcënon Kim Kardashian: Është më keq se

Reperi amerikan Ray J ka bërë një deklaratë të fortë, duke pretenduar se është duke bashkëpunuar me agjentët federalë për ndërtimin e një çështjeje kundër ish-partneres së tij, Kim Kardashian, dhe nënës së saj, Kris Jenner.

Në një video të publikuar në platformën X (ish-Twitter), 44-vjeçari tha:

  “Çështja federale që do të ngre ndaj Kris dhe Kim do të jetë çmenduri. Do të jem në lajme çdo        ditë, do të them shumë gjëra. Çdokush që flet me Kim, duhet t’ia thotë tani, agjentët po vijnë.        Nuk mund të bëj asgjë.”

Ray J shkoi edhe më tej duke e krahasuar situatën me rastin e reperit Diddy, i cili së fundmi është përfshirë në hetime të nivelit federal:

 “Është më keq se Diddy,” – deklaroi ai, pa dhënë detaje shtesë.

Megjithatë, reperi nuk ofroi prova konkrete apo dokumente që të mbështesin akuzat e tij, duke lënë hapësirë për spekulime.