Aktorja italiane Monica Bellucci dhe regjisori i njohur amerikan Tim Burton kanë konfirmuar ndarjen e tyre, pas dy vitesh lidhje. Lajmi u bë publik përmes një deklarate të përbashkët të shpërndarë për agjencinë franceze të lajmeve AFP, ku të dy theksuan se vendimi u mor “me respekt dhe afeksion reciprok”.
Monica ka folur për herë të parë pas ndarjes nga Tim, në një intervistë për edicionin italian të revistës Vogue, ajo theksoi se nuk ka armiqësi mes tyre.
"Ndonjëherë rrugët tona kryqëzohen për pak kohë për të ecur bashkë... Unë dhe Timi kryqëzohemi për të qenë bashkë për pak kohë dhe pastaj të ndjekim rrugë të ndara. Por për sa kohë që unë jetoj, Timi do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time", tha ajo.

Çifti u njoh në tetor të vitit 2022 gjatë Festivalit Lumière në Lyon, Francë, ku u afruan përmes pasionit të përbashkët për kinemanë. Lidhja e tyre u konfirmua publikisht disa muaj më vonë, dhe u prit me entuziazëm nga fansat dhe mediat, duke i konsideruar si një nga çiftet më të pazakonta, por interesante të botës së famës.
-
Pas skandalit nga Angela Martini, Fatmir Hysenbelliun e lë e dashura?
24 Shtator, 14:55 -
A mbaroi drama? Angela Martini dhe Fatmir Hysenbelliu bëjnë armëpushim?
24 Shtator, 12:02


