Me sezoni e ri televiziv, vjen edhe sezoni i dytë i "Mirëmbrëma Yje" nga Arbana Osmani. Së fundmi moderatorja ka publikuar në Instagram promon e emisionit, ku ka zbuluar se këtë herë do jenë në një shtëpi të re. Burime për revistën BORDO kanë zbuluar se vila e madhe tashmë nuk do të jetë në Bogë, por në Tiranë, në zonën e Picallës.
Janë zbuluar me anë të një promoje të ftuarit e parë të sezonit të ri dhe do të jenë Princ Leka dhe partnerja e tij Blerta Celibashi. Epo ndryshe nga ajo çfarë kishte parashikuar Arbana, se publiku do të ishte kuriozë për intervistën e tyre dhe se mezi do e prisnin, nuk ndodhi kështu.
Në rrjet ndjekësit kanë shpërthyer në komente negative ndaj të ftuarve, kjo për shkak antipatisë që publiku ka momentalisht për shkak të dramës së madhe që pati divorci i Princ Lekës me Elia Zaharian.




-
-
Pas skandalit nga Angela Martini, Fatmir Hysenbelliun e lë e dashura?
24 Shtator, 14:55


