KreuCelebrity

Çagatay Ulusoy dhe Demet Özdemir, në Shqipëri?!

Çagatay Ulusoy dhe Demet Özdemir, në Shqipëri?!

Dy nga emrat më të dashur të ekranit turk, Çagatay Ulusoy dhe Demet Özdemir, do të vijnë shumë shpejt në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesi i programacionit në Tv Klan, Albert Dumani, i cili përmes një postimi në InstaStory ka ndezur kureshtjen e fansave. “Mezi po pres”, ka shkruar Dumani, duke lënë të kuptohet se vizita e dy aktorëve është vetëm çështje kohe.

Çagatay Ulusoy dhe Demet Özdemir, në Shqipëri?!

Aktualisht, Çagatay dhe Demet janë protagonistët e serialit më të ri me titullin intrigues “Eshref Rüya”. Seriali po tërheq vëmendjen e publikut shqiptar me ngjarjet plot emocion dhe me kiminë e veçantë mes dy yjeve, të cilët janë ndër aktorët më të pëlqyer të momentit në Turqi dhe më gjerë.