
BORDO është një revistë dedikuar 100 për qind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit!
E ftuar në Bordo Stream ka qenë këngëtarja e dashur për publikun Loree. Bukuroshja na ka zbuluar shumë për karrierën e saj dhe për thashethemet e një pjesëmarrje të mundshme në edicionin e pestë të "BBV".
A do bëje një këngë në stilin e Taynës, meqë ndjekësit ta kanë kërkuar?
Po e vërtetë, më kanë shkruajtur shumë që duan të më kthejnë në një zhaner pak më elektronik. Por ka 2-3 vera që ka qenë shumë në trend kënga afro, ashtu siç është dhe kënga e Taynës. Ma kanë kërkuar, unë solla një gjë të ngjashme, “Dritat” afrohouse, club music, por po këngë që japin mesazhe të femrave të forta, këngë kaq dinamike, Më pëlqen e gjej veten me shumë qejf.
Po në stilin e Camila Cabellos?
Pak më latin vibe, do kisha eksperimentuar me çfarë do lloj zhaneri që do ekzistonte.
Je përfolur si një nga emrat e Big Brother VIP, do të marrësh pjesë këtë edicion?
Këtë edicion më shumë se kurrë jam duke e menduar, unë kam marrë ftesë edhe në vitet e kaluara, por këtë vit po i jap shumë më shumë mendim. Nuk e di do ta shihni.
Cili ka qenë personazhi që ke pëlqyer ose ke bërë tifo në edicionet e kaluara?
Kam patur një pëlqim shumë të madh për Einxhel Shkirën. Shumë. Mendoj që sidomos nga gocat ka qenë e preferuara ime e të gjitha edicioneve.


