Alexandra Grant vendosi t`i jepte fund vete thashethemeve se është martuar me partnerin e saj prej shumë kohësh, aktorin Keanu Reeves.
Spekulimet rreth martesës së çiftit, të cilët janë në një lidhje prej shtatë vitesh, filluan të qarkullonin javën e kaluar pasi një faqe fansash postoi lajmin. Edhe pse përfaqësuesi i Keanu i ka mohuar tashmë këto pretendime, Alexandra vendosi të përgjigjet drejtpërdrejt në profilin e saj në Instagram.
"Kjo është një foto e vërtetë. Jo një foto fejese apo një njoftim martese me anë të inteligjencës artificiale… vetëm një puthje! (Megjithëse ndoshta një moment pak para ose pas… duke pasur parasysh shprehjet paksa qesharake në fytyrat tona!) Jemi në Kraterin Roden dhe Keanu dhe Gard sapo përfunduan intervistën e James Turrell për Visionaries", shkroi Alexandra pranë fotos, duke iu referuar serialit të Keanu-së në “Roku Channel”.
"Po e ndaj këtë këtu për t'i falënderuar të gjithë për urimet e tyre për martesën tonë. Vetem se ne nuk u martuam. Lajmet e mira janë shumë të nevojshme këto ditë, por këto janë ende lajme të rreme, prandaj kini kujdes”, shtoi ajo.



