KreuCelebrity

Fejohen Sara Hoxha dhe Erik Fullani?

Fejohen Sara Hoxha dhe Erik Fullani?

Sara Hoxha, ish-partnerja e reperit Ledri Vula, ka nxitur spekulimet në rrjetet sociale pasi është shfaqur me një unazë në gishtin e dorës së majtë.

Ky detaj ka shtuar zërat për një fejesë të mundshme, shkrujan pamfleti.net. Prej kohësh, Sara përflitet për një lidhje dashurie me Erik Fullanin, megjithëse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar publikisht raportin e tyre. Të dy janë treguar shumë të rezervuar për jetën private.

Fejohen Sara Hoxha dhe Erik Fullani?

Shfaqja e unazës pikërisht në gishtin e fejesës është interpretuar nga ndjekësit si një sinjal i qartë se marrëdhënia e tyre ka kaluar në një tjetër fazë. Megjithatë, ky mund të jetë thjesht një detaj i rastësishëm.

Sara, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për shkak të romancës së saj të kaluar, duket se tashmë është gati të marrë një vendim të rëndësishëm në jetën e saj, edhe pse ende nuk ka ardhur një konfirmim zyrtar.