Tashmë kanë kaluar muaj nga drama e madhe e divorcit të Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt dhe secili prej tyre ka vendosur të vazhdojë jetën me histori të reja dashurie. Teksa javët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për Xhensilën dhe një marrëdhënie të mundshme të saj me reperin nga Kosova, Ledri Vula, nuk ka mbetur pas as Besi, ku para disa kohësh ka qarkulluar lajmi ka nisur një lidhje të re.
Edhe pse divorci i tyre dhe çdo thashethem që ka qarkulluar për të nuk kanë qenë të lehta për tu përballuar, asnjëri prej tyre nuk u shkëput nga publiku, por vazhduan karrierën e tyre në muzikë dhe Besi gjithashtu edhe në programin e "Ferma Vip 1". Sezoni që kaloi duket se nuk e gjeti veten tek asnjë program dhe nuk mori pjesë as te sezoni i dytë i "Ferma Vip", por tashmë do ta shohim përsëri në ekran.
Pak më parë me një postim në Instagram, Besi ka njoftuar se do të jetë në emisionin investigativ "Piranjat". Se cili do të jetë konkretisht roli i tij, do ta shohim së shpejti.
Nëqoftëse një piranja çiftohet me një skifter del... Bes Kallaku.
View this post on Instagram


