
BORDO është një revistë dedikuar 100 për qind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit!
E ftuar në Bordo Stream ka qenë këngëtarja e dashur për publikun Loree. Bukuroshja na ka zbuluar shumë për karrierën e saj dhe për thashethemet e një pjesëmarrje të mundshme në edicionin e pestë të "BBV".
Je përfolur si një nga emrat e Big Brother VIP, do të marrësh pjesë këtë edicion?
Këtë edicion më shumë se kurrë jam duke e menduar, unë kam marrë ftesë edhe në vitet e kaluara, por këtë vit po i jap shumë më shumë mendim. Nuk e di do ta shihni.
Cili ka qenë personazhi që ke pëlqyer ose ke bërë tifo në edicionet e kaluara?
Kam patur një pëlqim shumë të madh për Einxhel Shkirën. Shumë. Mendoj që sidomos nga gocat ka qenë e preferuara ime e të gjitha edicioneve.
Po personazhi që nuk të ka pëlqyer se si është shfaqur në Big Brother?
Nuk më vjen një emër momentalisht, por për këdo që ka humbur qoftë edhe për 1 sekondë respektin për veten. Pavarësisht se aty kam përshtypjen shumë shpesh humbet për shkak të izolimit llogjika, arsyeja. Nuk kam një emër konkret. Mund të jenë disa që nuk kanë qenë në preferencat e mia.
Mendon se fama e Big Brother e sfidon edhe famën e një këngëtari?
Jo fama e një spektakli të tillë është shumë e bukur, por është momentale, muzika është e përjetshme. Nuk besoj se konkurojnë fare me njëra tjetrën.
Mes famës së Big Brother dhe famës së një këngëtareje, kë do të zgjidhje?
Famën e një këngëtareje, mendoj që ajo të fut në histori në fund të ditës. Kënga, reportori, shenjat që lë tek njerëzit. Një spektakël ndihmon shumë për të deportuar, apo për t’i bërë njerëzit të njohin një tjetër anë të personalitetit tënd. Po në fund të ditës e gjitha duhet të jetë në shërbim të artit tënd.
-
-
A mbaroi drama? Angela Martini dhe Fatmir Hysenbelliu bëjnë armëpushim?
24 Shtator, 12:02


