KreuCelebrity

Ndahen Burak dhe Fahriye? Çfarë po ndodh me çiftin më të ndjekur turk!

Ndahen Burak dhe Fahriye? Çfarë po ndodh me çiftin më

Prej disa ditësh, mediat turke kanë qenë të mbushura me raportime se martesa mes aktorit Burak Özçivit dhe aktores Fahriye Evcen po përjeton një krizë serioze. Spekulimet ndezën thashetheme të shumta në rrjetet sociale, ku fansat nisën të pyesnin hapur për të ardhmen e çiftit më të ndjekur të kinemasë turke.

Ndahen Burak dhe Fahriye? Çfarë po ndodh me çiftin më

Për t’i dhënë fund aludimeve, aktori i njohur i serialit “Kuruluş Osman” reagoi publikisht përpara gazetarëve. I prerë dhe i irrituar nga zërat, ai deklaroi:

Janë vetëm gënjeshtra dhe mashtrime. Jemi lodhur tashmë nga këto lajme të pabaza.

Ky qëndrim i qartë e shuar menjëherë valën e spekulimeve, duke konfirmuar se marrëdhënia e tij me Fahriyen nuk është aspak në krizë. Çifti, që prej vitesh shihet si një nga më të dashurit e publikut turk, vazhdon jetën e përbashkët normalisht, pavarësisht tentativave të herëpashershme të mediave për të krijuar tensione.

Fansat e çiftit kanë mirëpritur reagimin e Özçivit, duke e parë si një dëshmi të sinqeritetit dhe stabilitetit të tyre. Ndërkohë, Burak dhe Fahriye mbeten në qendër të vëmendjes së showbizit turk, por zgjedhin ta jetojnë privatësinë e tyre larg thashethemeve.