Ish-banori i “Big Brother Albania” , këngëtari Kelly, ka ndarë me fansat një lajm të gëzueshëm pas muajsh mungesë në skenën muzikore.
Pak kohë më parë, artisti rrëfeu se po përballej me një paralizë faciale, e cila i kishte ndalur gjysmën e fytyrës dhe qafës, duke prekur edhe kordat zanore. Ky problem shëndetësor e detyroi të tërhiqej nga koncertet dhe aktivitetet publike, duke shqetësuar ndjekësit e tij.
Megjithatë, së fundmi Kelly ka treguar se gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm. Në një video të publikuar në Instagram, ai shfaqet dukshëm më mirë dhe u shpreh optimist për të ardhmen:
“Jam në fazën e rikuperimit, që ka ndodhur në një kohë rekord. Shpresoj të shihemi së shpejti në projekte të reja.”
Ky mesazh është pritur me entuziazëm nga fansat, të cilët e kanë mbushur rrjetin me urime për shërim të plotë dhe rikthim të fuqishëm në muzikë.
Artisti theksoi se është i vendosur të kthehet sërish në skenë, duke treguar se sfidat shëndetësore nuk e kanë ndalur pasionin dhe përkushtimin për artin.

