Mediat ne Kosove raportuan sot një aksident me fatalitet kte ndodhur në Qungur të Pejës. Telegrafi ka mësuar se viktima e aksidentit tragjik është Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur Besart Kelmendi – Gjesti, njëherazi fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.
Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00 duke lënë një person të vdekur dhe një tjetër të lënduar rëndë. Burimet e Telegrafit bëjnë me dije se i lënduari, me inicialet K.B, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është duke u operuar në spitalin e Pejës.
Zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, kishte konfirmuar më herët aksidentin, duke thënë: “Rreth orës 14:00, në fshatin Qungur të komunës së Pejës ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një motori. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ndërsa ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes dhe lëndimin e rëndë të një tjetër, i cili është dërguar me urgjencë në QKUK”.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje në komunitet dhe te fansat e reperit Gjesti, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë. Telegrafi qe ta konfirmojë me policine nje informacion të tillë por deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka një pohim zyrtar.

