KreuCelebrity

Kush ishte personi që shkaktoi aksidentin tragjik ku humbi jetën vëllai i Gjestit!

Kush ishte personi që shkaktoi aksidentin tragjik ku humbi jetën

Sipas gazetës Sinjali,i dyshuari si shkaktar i aksidentit qe i kushtoi jeten Eldion Kelmendit, vëllait te artistit dhe fituesit të “Big Brother VIP 4”, Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është shtetasi Gentonis Nikqi, i cili po hetohet nga autoritetet.

Njësitë policore dhe hetuesit e aksidenteve po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

Në fshatin Bllagajë të Pejës iu dha kete te shtune lamtumira e fundit Eldionit. Ceremonia mortore u mbajt pasditen e sotme, me praninë e familjarëve, miqve të ngushtë dhe shumë fytyrave publike, të cilët u bashkuan për t’i dhënë ngushëllimet e fundit familjes Kelmendi në këtë moment të dhimbshëm.

IndeksOnline publikoi një video nga varrimi, ku shihet këngëtari Gjesti duke u përballur me dhimbjen, të mos mundur të mbante lotët gjatë ceremonisë. Emocioni i tij theksoi humbjen e thellë dhe lidhjen e veçantë mes vëllezërve, duke lënë të kuptohet sa i vështirë është ky moment për familjen dhe miqtë e tyre.

<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FIndeksonlineOfficial%2Fvideos%2F768691286077909%2F&show_text=false&width=261&t=0" width="261" height="476" style="border:none;overflow:hidden" scrolling="no" frameborder="0" allowfullscreen="true" allow="autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share" allowFullScreen="true"></iframe>