
Këngëtarja me famë botërore, Selena Gomez, ka kurorëzuar dashurinë e saj me producentin e njohur Benny Blanco. Çifti u martua të shtunën, më 27 shtator 2025, në një ceremoni intime e plot yje pranë Santa Barbara, Kaliforni.
Në këtë ditë të veçantë, Selena shkëlqeu si nuse, e veshur me një fustan të bardhë mahnitës nga Ralph Lauren, të zbukuruar me detaje florale. Ndërsa Benny zgjodhi një kostum elegant smokin Ralph Lauren me bow tie, duke i dhënë çiftit një pamje klasike dhe të sofistikuar.

Menjëherë pas ceremonisë, çifti e bëri zyrtare martesën në Instagram, duke ndarë fotot e para nga dasma e tyre. Publiku pati mundësinë të shihte për herë të parë fustanin e nusërisë së Selenës dhe atmosferën e ngrohtë të ditës së tyre të madhe.

Dasma e çiftit vjen më pak se një vit pas fejesës së tyre, e shpallur në dhjetor 2024, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në historinë e tyre të dashurisë.
