
BORDO është një revistë dedikuar 100 për qind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit!
E ftuar në Bordo Stream ka qenë dedektivja e njohur shqiptare, Shkenda Lili. Shkenda ka treguar disa kuriozitete rreth punës së saj dhe jetës së saj profesionale.
Persona publik VIP, ndodh që të kontaktojnë?
"Patjetër që po"
Për çfarë arsyeje?
"Të gjithë kategoritë vijnë tek unë. Personazh VIP, njerëz të biznesit, njerëz të politikës, njerëz të thjeshtë. Rastet janë nga më të ndryshmet, qoftë për tradhëti, qoftë për të hetuar një koleg apo një biznesmen që ka bashkëpunim me një ortak tjetër."
A ka pasur ndonjë rast që mund të konsiderohet si delikat ose qesharak, diçka që të ka bërë përshtypje?
"Po ka dhe raste që janë fiksuar kot, rezulton thjesht një fiksim dhe nuk ka asgjë partneri apo partnerja. Nuk di të cilësoj një rast, realisht e kam shumë të vështirë të them një rast që ta etiketoj."
-
-
Sa kushton Java e Modës në Milano?
29 Shtator, 11:35


