Këngëtari amerikan, Justin Bieber, është bërë objekt talljeje për shkak të një deklarate që bëri ditën e dasmës së ish-të dashurës së tij Selena Gomez me Benny Blanco. Bieber, shkruan Telegrafi, ndau në profilin e tij në Instagram një seri fotosh në Instagram ku shihet duke luajtur basketboll në fushën e The League në Los Angeles.
Nuk ka asgjë të pakëndshme në foto, por ai bëri një përpjekje për të tërhequr vëmendjen duke zgjedhur muzikën në sfond për publikimin e lartpërmendur.
Ai i ndau fotot së bashku me këngën e tij të vitit 2025 "I Do", një baladë romantike R&B rreth martesës së tij me gruan e tij Hailey Bieber. Shumë besojne se e bëri këtë qëllimisht në përgjigje të dasmës së Selena Gomez dhe Benny Blanco.
"E humbe, harroje", "Dashuria e jetës sate sapo u martua", "Benny: Po! Justin: Edhe unë", "Zgjedhja e këngës është e mrekullueshme", komentet ishin të pafundme.
Selena Gomez dhe Benny Blanco u martuan dje, pas dy vitesh lidhje.
View this post on Instagram

