KreuCelebrity

Victoria Beckham "braktis" të birin: Nuk do të luftoj më, do të kthehet vetë një ditë!

Victoria Beckham "braktis" të birin: Nuk do të luftoj

Victoria Beckham tregoi se eshte lodhur nga perplasjet  me djalin e saj të madh, Brooklyn Beckham, pas muajsh tensionesh familjare. Sipas burimeve te The Mirror, stilistja e njohur ka vendosur të mos luftojë më për një marrëdhënie që aktualisht duket e pamundur për t’u rikuperuar.

Konflikti mes familjes Beckham dhe çiftit Brooklyn-Nicola Peltz është përfolur prej kohësh, veçanërisht pas mungesës së Brooklyn në festën e 50-vjetorit të babait të tij, David Beckham, në maj. Kjo mungesë u pa si një distancim i qartë nga familja, duke nxitur edhe më tej tensionet mes tyre. 

Victoria Beckham "braktis" të birin: Nuk do të luftoj

Por pikërisht gjatë xhirimeve të dokumentarit të saj të ri për Netflix, Victoria ka reflektuar thellë mbi situatën dhe ka vendosur të fokusohet te njerëzit që ka pranë dhe që e mbështesin.

“Ka qenë një stuhi emocionesh për të. Marrëdhënia e saj me Brooklyn e ka prekur shumë, por ajo e kuptoi se nuk mund të jetojë duke u përballur vazhdimisht me këtë dhimbje,” tha një burim pranë familjes.

Sidoqoftë, Victoria mbetet me shpresë se, në të ardhmen, do të mund të rindërtojë marrëdhënien me të birin. “Ajo beson se ai do të kthehet një ditë. Por tani për tani, ka vendosur të ecë përpara.”