
Ish-konkurrentja e "Për'puthen", Shqipe Hysenaj, ka bërë një udhëtim së fundmi në SHBA. E ftuar në "Live from Tirana" me Ronaldo Sharkën, ajo ka treguar rreth qëndrimit të saj atje dhe thashethemet që kishte dëgjuar.
Një ndër to kishte të bënte me artisten Parashqevi Simaku, e cila shumë vite më parë u zhvendos për të jetuar në SHBA, ku krijoi një familje, e cila u shkatërrua dhe pas disa vitesh Parashqevia u gjet duke u endur në rrugë, pa shtëpi dhe e vetme. Shqipja u shpreh se shqiptarët e Amerikës që kanë emigruar shumë vite më parë nuk flasin fjalë të mira për Parashqevin dhe periudhën e saj të artë kur ishte këngëtare e njohur, por thonë se e tradhëtonte burrin e saj me shumë meshkuj të tjerë të martuar, fjalët u përhapën dhe ata nuk e ftonin më nëpër dasma, për këtë arsye karriera e saj u shkatërrua dhe përfundoi në atë gjendje të mjerueshme.
"Diçka që më ka bërë më tepër përshtypje, është që kam dëgjuar që Parashqevi Simaku ka qenë një nga ato përsona që u merrte burrat të tjerave. Po të flas çfarë kam dëgjuar. Unë jam shkokuar kur e mora vesh. Kështu ajo ka mbetur rrugëve. Unë nuk e besova, mendova që është femër e bukur, ka pasur karrierë… Po, ka pasur karrierë deri në momentin që familjet nisën të mos e merrnin më. Se shqiptarët e Amerikës flasin me njëri-tjetrin shumë, çfarë di unë, di dhe ti. Më kanë thënë që ka ndodhur shumë herë. Nuk po flas për pjesën e artistes, po them për thashethemet që kam dëgjuar. Këtë nuk e dinë shqiptarët që kanë emigruar tani, që kanë 1-2 apo 5 vite, po flas në kohën e atëhershme që ka bërë bujë. Merrej nëpër dasma, deri në momentin që nuk u mor më dhe u zhduk. Nuk është e bukur ta thuash, edhe unë nuk e pata të bukur ta dëgjoja."



