Sopranoja e njohur, Luiza Papa Çako, u shua sot ne moshen 88 vjecare duke lënë pas një karrierë të gjatë dhe të pasur artistike, me interpretime dhe role që do të mbeten gjithmonë të paharrueshme për publikun shqiptar.
Pas lajmit të trishtueshëm, djali i saj, kantautori i njohur Pirro Çako, ka reaguar në rrjetet sociale duke publikuar një fotografi të vjetër nga fëmijëria, ku shihet në krahët e nënës së tij.
“Lamtumirë, nëna ime”, ka shkruar ai krahas fotografisë së veçantë, duke treguar dashurinë dhe respektin e thellë për të.


