KreuCelebrity

'Dua të martohem sa më shpejt': Pas betejës me depresionin, Vittorio Sgarbi ( 73 vjeç) befason me kërkesën!

'Dua të martohem sa më shpejt': Pas betejës me

Pas nje mungese disa mujore, dhe zërave te shumte mbi shendetin e tij, kritiku i njohur i artit dhe figura e njohur e politikës italiane, Vittorio Sgarbi, është rishfaqur në publik. I shoqëruar nga partnerja e tij, Sabrina Colle, dhe avokati personal Giampaolo Cicconi, Sgarbi u paraqit në qendrën e votimit në komunën San Severino Marche per zgjedhjet rajonale, ku u prit nga kryetarja e bashkisë, Rosa Piermattei.

'Dua të martohem sa më shpejt': Pas betejës me

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruajti: “Më shumë nga Marche sesa një vendas i Marche-s”, duke shoqëruar fjalët me foto nga vendvotimi. 73-vjeçari u shfaq për herë të parë pas muajsh izolimi, i shkaktuar nga një depresion i rëndë, për të cilin ai u shtrua në Spitalin Gemelli të Romës. “Ndihesha sikur isha në një tren të bllokuar në një stacion të panjohur,” ka rrëfyer ai për periudhën e vështirë që kaloi.

Megjithatë, tani thotë se është më mirë dhe se dashuria për partneren e tij ka luajtur një rol të madh në rikuperim. Madje ai ka shprehur dëshirën për t’u martuar sa më shpejt të jetë e mundur me Colle. Në horizont, Sgarbi sheh edhe rikthimin në skenën politike. Ai është i gatshëm të marrë rolin e Këshilltarit të Kulturës në Marche, nëse kandidati i qendrës së djathtë Francesco Acquaroli fiton zgjedhjet. Aktualisht, ai është ende kryetar bashkie në Arpino (Lazio), por përballet me një proces për shkarkim për shkak se nuk i ka ushtruar funksionet.

Kohët e fundit, emri i Sgarbit ka qenë në media edhe për një çështje familjare pasi vajza e tij, Evelina, ka kërkuar caktimin e një administratori ligjor për të, për shkak të gjendjes j shëndetësore. Sgarbi e ka quajtur këtë vendim të dhimbshëm dhe pritet të dëgjohet në gjykatë në Romë më 28 tetor.