Pavarësisht se sot është një nga yjet më të mëdhenj të industrisë, Jennider Lopez ende ndjen nevojën për të provuar veten si aktore. Karriera e gjatë e saj duket nuk ka mjaftuar për ta bërë të ndihet e përmbushur, dhe kjo për shkak se të tjerët nuk e shohin si të tillë.
Në një intervistë të fundit për CBS News Sunday Morning, 56-vjeçarja rrëfeu se gjithmonë është ndjerë si një “e huaj” në Hollywood dhe ka luftuar me dyshimet për aftësitë e saj në aktrim, veçanërisht në fillimet e karrierës, kur shumë e shihnin vetëm si këngëtare ose balerinë.
JLo ka punuar përkrah legjendave si Robert Redford, Jane Fonda dhe Robin Williams, por gjithmonë ka ndjerë se duhet të tregojë aftësitë e saj për t’u marrë seriozisht.
Projekti i saj i fundit, “Kiss of the Spider Woman”, është filmi i parë muzikor i karrierës së saj dhe ajo e quan një projekt që e ka pritur gjithë jetën. Lopez ka folur më herët edhe për sfidat me kritikët, duke treguar se ka mësuar të injorojë komentet negative dhe të besojë në vetvete, gjë që i ka sjellë sukses dhe nominime të shumta për Golden Globe.
Pavarësisht sfidave dhe kritikave, Lopez vazhdon të jetë një shembull frymëzues se me punë, përkushtim dhe besim te vetja, mund të sfidohen stereotipet dhe të arrihen ëndrrat më të mëdha.


