
BORDO është një revistë dedikuar 100 për qind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit!
Eclesio Ramos de Souza erdhi nga Brazili, por sot e quan veten “pak më shumë shqiptar se brazilian”. Me një dashuri 18-vjeçare pranë tij, me muzikën që bashkon gjuhë e kultura, dhe me një tavolinë plot byrekë e japrakë, ai ka gjetur një shtëpi të re mes maleve, detit dhe mikpritjes shqiptare. Një rrëfim ekskluzivisht për BORDO për dashurinë, artin dhe një integrim që ndodh vetëm kur zemra flet të njëjtën gjuhë me vendin ku jeton.
Kur ke ardhur për herë të parë në Shqipëri?
Unë kam ardhur në 2012 për herë të parë, pastaj bëra disa xhiro në Zvicër, Gjermani, Itali, por gjithmonë kthehesha në Shqipëri.
Si erdhe në Shqipëri?
Unë njoha një gocë shqiptare në Milano dhe u dashuruam në Milano, pas 2 vitesh që ne jetuam në Milano ajo më tha hajde në Shqipëri të njohësh Shqipërinë, është një vend shumë i bukur dhe të relaksohemi pak, sepse në Milano kisha shumë punë, ishte shumë stresuese. Kështu erdha unë në Shqipëri. Kur erdha në Shqipëri më pëlqeu shumë dhe qëndrova këtu.
Si të duket peisazhi shqiptar?
Europa ka natyrë ndryshe nga Amerika Jugut. Në Amerikën e Jugut kemi pemë të madhe si banane, por në Europë janë të vogla dhe duken si ëndërr. Është shumë e bukur natyra shqiptare.
