KreuCelebrity

"Është e vështirë të kem një partner...", Shkënda Lili 'hap zemrën' EKSKLUZIVISHT PËR BORDO

BORDO është një revistë dedikuar 100 për qind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit!

E ftuar në Bordo Stream ka qenë dedektivja e njohur shqiptare, Shkenda Lili. Shkenda ka treguar disa kuriozitete rreth punës së saj dhe jetës së saj profesionale. Ndër të tjera është shprehur se profesioni i saj ka ndikuar shumë në jetën e saj personale dhe se nuk është e lirë të dalë dhe as e lehtë për të të ketë një partner.

Si ka ndikuar profesioni yt në jetën tënde personale?

Ka ndikuar shumë në fakt. Nuk është e thjeshtë jeta ime personale, qoftë nga puna që unë bëj ose nga gjërat që unë prek çdo ditë. E shoh të vështirë duke filluar që nga daljet e mia, nuk jam shumë e lirshme të dal apo të argëtoj veten time. Është e vështirë të kem besim, të kem një partner apo të krijoj diçka timen personle. Është super e vështirë.

Ke hetuar ndonjëherë një partner?

Patjetër që po.

Sa shpesh të kontaktojnë çiftet për çështje tradhëtie?

Çdo ditë janë telefonata të shumta.