KreuCelebrity

"Nuk kam ndryshuar...", Sara Hoxha dhe Ledri Vula mund të rikthehen përsëri bashkë?

Sezoni i gjashtë i programit "Goca dhe Gra" në Top Channel ka nisur mbrëmjen e djeshme dhe me disa ndryshime. Debatet dhe diskutimet në panelin e zonjave dhe zonjushave do të jenë live gjatë gjithë sezonit.

Në panel këtë sezon do të jenë pothuajse të gjithë emra të rinj, disa i kemi parë të përmenden se mund të ishin e disa na kanë befasuar. Rudina Dembacaj, Ema Andrea, Rozana Radi, Sherina Spahiu dhe Ori Nebijaj do të drejtojnë "Goca dhe Gra" këtë sezon.

E ftuara e parë mbrëmjen e djeshme ka qenë Sara Hoxha, e cila ka folur për herë të parë pas shumë thashethemeve për të dhe lidhjen e saj të re, marrëdhënien e saj me Ledrin pas ndarjes, lidhje e aluduar të Ledrit me Xhensila Myrtezajn e shumë të tjera.

Për të dhe Ledrin është shprehur se momentalisht kanë një marrëdhënie prindërore për Poin, e gjithë kjo e arritur së fundmi për të mirën e vajzës. Por ajo çfarë cilësoi ishte se nuk kishte më shpresë për ribashkimin e tyre.

Sara u ndal te momenti kur i shpjegoi vajzës së saj se lidhja mes dy prindërve kishte përfunduar, duke thënë:

Vështirësi ka patur, por unë zgjodha të isha e sinqertë. Këtë ma sugjeroi dhe një psikologe fëmijësh, që të jem e sinqertë dhe të mos jap shpresë aty ku nuk ka më. Jo më pak vuajtje, por ishte më e shkurtër. Fëmijëve s’ke pse i jep shumë gjëra, ata e kuptojnë. Ishte më e rëndësishme që unë t’i jepja një perspektivë. ‘Nuk mbaron këtu. Ne prapë jemi aty. Do jemi këtu për ty. Je dhurata më e bukur për ne. Je me fat, do kesh dy ditëlindje’. U mundova t’i jepja një perspektivë, jo idealja, por shumë e bukur dhe ndoshta më e lumtur.

Jam në një kapitull të ri. Sikur kam rigjetur veten. Jam më e fortë, e di kush jam, e di çfarë dua. Nuk kam ndryshuar si person. Jam akoma unë që jam më e dashur seç duhet. Më ndodhën disa gjëra njëkohësisht që ma ndryshuan këtë kapitull.