Nicole Kidman thuhet se mbeti "e habitur" nga ndarja e saj nga ikona e muzikës country Keith Urban - dhe madje vetëm pak ditë më parë u fotografua me unanzën e martesës në gisht. Lajmi i trishtë i ndarjes së Nicole dhe Keith u përhap me shpejtësi pasi TMZ raportoi e para se çifti i famshëm po ndante rrugët pas 19 vitesh martesë. Sipas mediave të huaja, dyshja kanë jetuar të ndarë "që nga fillimi i verës".
Nicole, 58 vjeç, thuhet se është “ e befasuar" nga ndarja e saj nga Keith, 57 vjeç.
Aktorja e famshme u shfaq e lumtur dhe optimiste së fundi teksa mori pjesë në eventin e Cle de Peau në Los Angeles si ambasadore e re e markës - me unazën e saj të martesës në gishtin e unazës. Në event, Nicole dukej me fytyrë të freskët ndërsa pozoi me një fustan të zi që i rrinte në formë. Unaza e saj e martesës ishte në plan të parë, si për të treguar se ajo duket se po i largonte problemet e martesës.
Një burim zbuloi se që nga ndarja, dy fëmijët e çiftit kanë qenë nën kujdesin e Nicole, me yllin që "po tenton ta mbajë familjen të bashkuar gjatë kësaj kohe të vështirë që kur Keith është larguar". Aktualisht nuk dihet ende se çfarë çoi në ndarjen e çiftit. Burimet pohojnë se nuk ishte ideja e Nicole, meqë ajo ishte e habitur, pasi ajo kishte dashur të shpëtonte marrëdhënien e tyre. Të njëjtat burime pretendojnë se Keith e nisi ndarjen për shkak se nuk ishte i lumtur.
"Intimiteti nuk ekziston, ata thjesht po kalojnë nëpër modalitetet [e martesës]. Nëse kjo ndarje i bashkon përsëri, kjo do të ishte e mrekullueshme, por Keith ishte e qartë se nuk është i lumtur”, pohuan ato për Daily Mail. Thuhet po kështu se këngëtari "Keith ka blerë banesën e tij në Nashville dhe është larguar nga shtëpia ku dyshja jetonin bashkë me vajzat e tyre, Sunday Rose, 17 vjeç, dhe Faith Margaret, 14 vjeç.


