Elton Ilirjani ka paralajmëruar një padi për shpifje ndaj Shqipe Hysenajt, pasi kjo e fundit në një deklaratë u shpreh se “thashethemi më i madh që ka dëgjuar nga emigrantët në Amerikë, ka qenë se Parashqevi Simaku përfundoi rrugëve, pasi u merrte burrat grave të tjera”.
Në reagimin e saj në Instagram, Shqipe Hysenaj është shfaqur e vendosur, duke i kthyer përgjigje Eltonit dhe duke theksuar se deklaratat e saj nuk duhet marrë si akuza.
“Hap Instagramin dhe shoh disa video nga persona që flasin pa baza. Këta njerëz nuk dinë të ndajnë thashethemin nga akuza. Nëse thashethemi dhe mungesa e lirisë së fjalës sipas protokolleve do ishin të ndaluara me ligj, do ishim mbrapa. Nuk ia keni idenë e rubrikave rozë,” u shpreh ajo.
Më tej, Hysenaj shtoi se është e gatshme për një “luftë virtuale”, por sipas saj, përballja është e humbur për palën tjetër. “Dosja do na shkojë në Hagë, por unë kam bashkëpunëtorin, Ronaldo Sharkën që kishte kufjen, mikrofonin. Unë e lashë si thashethem që të mos kishte keqkuptime,” vijoi ajo.
Në përfundim, Shqipe Hysenaj kërkoi që deklaratat e bëra në rrjete sociale të interpretohen sipas qëllimit të saj dhe jo sipas interesave të të tjerëve. “Ju lutem, çdo gjë që thuhet në rrjete sociale, merreni siç e themi dhe jo si iu leverdis. Nuk ka më intervista tani e tutje, se mirë që nuk më kuptoni, por më keqkuptoni,” tha ajo.

