KreuCelebrity

Xhensila dhe Ledri? Si e ka pritur këtë Sara Hoxha?

 

Sezoni i gjashtë i programit "Goca dhe Gra" në Top Channel ka nisur mbrëmjen e djeshme dhe me disa ndryshime. Debatet dhe diskutimet në panelin e zonjave dhe zonjushave do të jenë live gjatë gjithë sezonit.

Në panel këtë sezon do të jenë pothuajse të gjithë emra të rinj, disa i kemi parë të përmenden se mund të ishin e disa na kanë befasuar. Rudina Dembacaj, Ema Andrea, Rozana Radi, Sherina Spahiu dhe Ori Nebijaj do të drejtojnë "Goca dhe Gra" këtë sezon.

E ftuara e parë mbrëmjen e djeshme ka qenë Sara Hoxha, e cila ka folur për herë të parë pas shumë thashethemeve për të dhe lidhjen e saj të re, marrëdhënien e saj me Ledrin pas ndarjes, lidhje e aluduar të Ledrit me Xhensila Myrtezajn e shumë të tjera.

Për lajmet që qarkullon nëpër portale rreth një lidhje të mundshme mes Ledrit dhe Xhensila Myrtezajt, Sara u shpreh se i uron vetëm lumturi ish-partnerit të saj.

Lidhje mes Ledrit dhe Xhensilës? I kam lexuar dhe unë nëpër media. Unë dhe Ledri kemi një marrëdhënie shumë prindërore. Kujdesemi shumë për Poin. Secili ka jetën e vet. Mua nuk më takon të mohoj dhe të pohoj lajmet që dalin në portale. E di që kemi të drejtën të dy të jemi të lumtur. Unë këtë dua për Ledrin, që gjithmonë do e dua, sepse është babai i Poit.