
Moderatori Ronaldo Sharka njihet për deklaratat e tij publike që bëjnë zhurmë kudo në rrjet. Në një postim së fundmi në Instagram duket se ka plasur 'bombën' e radhës. Ronaldo ka treguar se sipas tij shumë personazhe VIP shqiptarë menaxhojnë shërbime "Call Center" për të denigruar njëri-tjetrin në komente.
Por jo vetëm kaq, ky shërbim, pra 'profilet robot', shërbejnë edhe për favoret e tyre, të tilla, duke komentuar në foto, video apo reklamat e vetë personazhit. Ronaldo shkruan se ai i ka zbuluar se kush janë këta personazhe por ende nuk po i zbulon emrat e tyre.
"Prej kohësh në rrjetet sociale, disa personazhe të njohur të botës "rozë" mashtrojnë publikun që i ndjek duke përdorur "Call Center". Po ku qëndron mashtrimi i tyre kundrejt publikut (dhe jo vetëm) me "Call Center"?
Disa personazhe shumë të njohur, paguajnë specialistë të botës online me një pagesë goxha të mirë mujore. Shërbimi që marrin? 100-200 profile fallco në Instagram të cilët angazhohen për të krijuar idenë në publik sikur këta personazhe kanë shumë fansa.
Besoj e keni vënë re që disa prej personazheve të caktuar, në sondazhe të ndyshme ku vendosen në "garë" disa emra të njohur, papritur shpërthejnë 100-200 komente gati njësoj, të programuara nga shërbimi i "Call Center" në ndihmë të këtyre personzheve të cilët mashtrojnë publikun sikur kanë shumë "fansa".
Por mashtrimi nuk qëndron vetëm këtu. Këto profile fallco të angazhuara në shërbim të personazhit nuk komentojnë automatikisht vetëm në faqe të ndryshme online për të rritur imazhin e Vipsit, profilet robot komentojnë dhe në fotot/videot e tyre madje dhe tek reklamat që këto personazhe bëjnë.
Por nuk mbaron me kaq! Nëse ti nis një debat publik me këto personazhe, apo nuk në shije te tyre ose të urrejnë Vipsi nëprmjet shërbimit që paguan tek "Call Center" i lëshon këto profile fallco tek profili jot, për të të denigruar publikisht.
Unë, i kam zbuluar disa prej tyre."
-
Xhensila dhe Ledri? Si e ka pritur këtë Sara Hoxha?
1 Tetor, 09:48 -


