
BORDO është një revistë dedikuar 100 për qind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit!
Eclesio Ramos de Souza erdhi nga Brazili, por sot e quan veten “pak më shumë shqiptar se brazilian”. Me një dashuri 18-vjeçare pranë tij, me muzikën që bashkon gjuhë e kultura, dhe me një tavolinë plot byrekë e japrakë, ai ka gjetur një shtëpi të re mes maleve, detit dhe mikpritjes shqiptare. Një rrëfim ekskluzivisht për BORDO për dashurinë, artin dhe një integrim që ndodh vetëm kur zemra flet të njëjtën gjuhë me vendin ku jeton.
A ka një zakon shqiptar që nuk e kupton ende?
Po dasmat shqiptar me 3-4 ditë është një gjë shumë ndryshe për mua. Edhe ne kemi shumë dasma por 3 ditë dasmë është wow.
Bashkëshortja juaj është shqiptare, si është dashuria juaj tashmë pas më shumë se 1 dekade?
Unë dhe bashkëshortja ime kemi shumë privatësi në marrëdhënien tonë. Kemi 18 vite së bashku.
Si jeni njohur fillimisht?
Në Milano ajo ishte profesore kitare klasike dhe luante kitarën klasike, unë isha në Milano me një grup shoqërie që luante muzikë braziliane në një vend ku kishte shumë brazilian. Ajo erdhi me një shokun tim që ishte dhe shokë i saj. Vjen dhe merr kitarën time luan muzikë klasike. Për mua ishte hera e parë që shihja një vajzë që luante muzikë klasike. I thashë shokut tim të më prezantonte me shoqen e tij muzikante dhe më tha jo do e pyes nëse më lejon ajo të të prezantoj. Unë jetoja më qendër të Milanos dhe u takuam 2-3 herë dhe filluam shoqëri avash avash. Unë kisha vëllain tim 1 muaj së bashku në Milano dhe avash avash u njohëm.
View this post on Instagram


