Keith Urban i ka shokuar fansat pasi ka ndryshuar tekstin e këngës së tij për romancën me Nicole Kidman, dhe ka përfshirë aty emrin e kitaristes së tij vetëm 25 vjecare. Dyshja ka dominuar titujt kryesorë të mediave që kur lajmi për ndarjen e tyre doli këtë javë, së bashku me një valë spekulimesh rreth asaj cfarë shkoi keq mes çiftit. Aktorja, 58 vjeçare tashmë ka paraqitur kërkesë për divorc për t'i dhënë fund martesës së tyre 19-vjeçare, ndërsa njerëz pranë aktores besojnë se Keith në fakt, ka vazhduar jetën me dikë tjetër.
Tani, një klip i 57 vjeçarit duke performuar këngën The Fighter në një shfaqje të kohëve të fundit ka dalë në dritë, dhe fansat vunë re një ndryshim të madh në tekst.
Pamjet u shpërndanë nga kitaristja e tij Maggie Baugh, 25 vjeç, në Instagram dhe tregojnë Keith duke kënduar: 'Kur ata përpiqen të të kapin, Maggie, unë do të jem kitaristi yt.'
Teksti origjinal është: 'Kur ata përpiqen të të kapin, zemër, unë do të jem luftëtari yt.' Kënga e vitit 2016 flet për fazat e hershme të një marrëdhënieje kur gjërat mund të shkonin në të dyja drejtimet.
Tifozët tani kanë komentuar në video duke shkruar: 'Në rregull, tani ndarja e Nicole duket më e dyshimtë';
'Uau, ajo këngë u krijua për Nicole. Që ai ta bëjë këtë na tregon se për çfarë është në të vërtetë'; 'Është kaq e pahijshme t'ia bësh këtë një kënge të frymëzuar nga gruaja e tij. Është tmerri më i madh.'
Nicole paraqiti kërkesë për divorc nga ish-bashkëshorti i saj të martën, duke përmendur dallime të papajtueshme mes tyre. Fituesja e çmimit Oscar dhe muzikanti janë mbajtur larg kohët e fundit për shkak të orareve të tyre të ngjeshura të xhirimeve dhe turneve. Një burim i brendshëm i tha më parë Daily Mail se Kidman mbeti 'e habitur' nga ndarja - megjithëse tani duket se ajo ishte ajo që ia nguli “gozhdën e fundit arkivolit”.
