Sara Gjordeni ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, duke ngritur dyshime mbi sjelljen e disa personazheve publikë shqiptarë. Në disa postime në Instagram, ajo tha se është habitur pse shumë profile të showbiz-it i shfaqen si “user unavailable”, ndonëse, sipas saj, ajo nuk i ka bllokuar asnjëherë.
“Ka vetëm një shpjegim,” shkroi Sara. “Edhe të famshmit kanë profile fake, si njerëzit e thjeshtë, me të cilët shajnë dhe ofendojnë të tjerët. Këtë e bëjnë pa ditur se llogaria fallco është e lidhur me atë kryesore dhe përfundon që dalin të bllokuar edhe aty.”
Gjordeni theksoi se nuk bëhet fjalë për profile të vogla, por për emra të njohur me nga 500 mijë deri në 2 milionë ndjekës.
“Opo ç’bëhet, se unë as ju kam ngacmuar ndonjëherë,” shtoi ajo me ironi.
Sipas saj, shumë VIP-a përdorin identitete të rreme për të sulmuar dhe kritikuar kolegët, duke u fshehur pas anonimatit.
Ky reagim i Sarës vjen pak pas deklaratave të Ronaldo Sharkës, i cili kishte zbuluar se disa personazhe të njohur bashkëpunojnë me ‘call center’-a për të krijuar një “ushtri” përdoruesish që mbrojnë ose sulmojnë emra në rrjete sociale.


