KreuCelebrity

Çfarë i ndodhi në skenë? Dua Lipa merr ndihmë mjekësore!

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë ndërkombëtare, Dua Lipa, 30 vjeçe, raportohet se ka pësuar një dëmtim trupor gjatë turneut të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për pasojë, ajo është detyruar t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor nga një radiolog për të marrë miratimin e nevojshëm për të vazhduar performancat e saj.

Fansat u shqetësuan kur panë shenja të errëta në shpatullën e saj, duke ngritur dyshime për një dëmtim të mundshëm më serioz. Sipas Daily Mail, këto shenja i vunë në lëvizje spekulimet mbi gjendjen e saj fizike.

Megjithatë, sipas The Sun, pas vlerësimeve mjekësore, këngëtarja ka marrë "dritën jeshile" për të vijuar turneun, pasi lëndimi besohet të ketë ndodhur gjatë një periudhe pushimi dhe nuk përbën rrezik për shëndetin e saj.

Një burim pranë saj tha se këngëtarja i është nënshtruar trajtimeve të fizioterapisë për rikuperim të plotë, por turneu do të vazhdojë pa ndërprerje.

"Lëndimi ndodhi gjatë një kohe pushimi nga turneu. Ka qenë e dhimbshme, por pas kontrollit nga radiologu, i është dhënë drita jeshile. Turneu do të vazhdojë ashtu siç ishte planifikuar. Thjesht një prej këtyre situatave", tha burimi.