BORDO është një revistë dedikuar 100 për qind artit dhe modës, stilit të jetesës dhe karrierës. E përmuajshme, në 100 faqe BORDO sjell personazhe që shprehen përmes fjalës, intervista të trajtuara me kujdes dhe sesione fotografike dedikuar figurave më në zë të momentit!
Në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, e ftuar për revistën Bordo ishte Rovena Boshnjaku për të na treguar historinë e saj dhe vështirësitë e njëpasnjëshme me luftën kundër kësaj sëmundjeje.
Si e mësove fillimisht për sëmundjen tënde?
Në fillim ishte si ankth, humbisja shumë peshë, nul flija gjumë. Ia lashë fajin depresionit, mendova se rrashë në depresion. Pastaj filluan çrregullimet e ciklit, e lashë veten pasdore deri në pikën e hemoragjisë.
Personi i parë me të cilin fole për këtë gjë?
Familja, motra ime e vogël u shpreha me atë, pastaj të gjithë edhe djali.
Si të lindi guximi për të ndarë publikisht historinë tënde?
Unë kam 6 vite që jam në rrjete sociale, në Tik Tok më saktë dhe në Instagram. Më lindi guximi sepse doja t’u jepja forcë femrave të tjera që janë në këtë situatë si unë.
Cili ka qenë momenti më i vështirë për ty gjatë kësaj lufte dhe si e ke kaluar?
Momenti më i vështirë ka qenë herën e dytë, kur zbulova tumorin e dytë tani, sepse doktoresha më tha që nuk ke shumë shanse operimi. Sikur pashë vdekjen para meje.
A ke pasur ndonjë moment kur ke dashur të dorëzohesh?
Po.
-
-
Bie bora e parë në zonat verilindore të vendit!
2 Tetor, 09:34


