Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, çifti i njohur i shoubizit shqiptar, kanë tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tyre të mrekullueshme në Milan Fashion Week, ku morën pjesë në shfaqjen e modës së stilistes së njohur Elisabetta Franchi.
Pas udhëtimit në Milano, ndalesa e tyre e radhës ka qenë Prishtina. Ditët e fundit moti ka qenë i çuditshëm dhe duket se dimri i ka zënë vendin vjeshtës. Dëbora e parë në vendin tonë ka rënë dhe në Kosovë po ashtu. Mbrëmjen e djeshme, Marina ka publikuar një video shumë të ëmbël ku teksa binte borë në Prishtinë ajo luante me vajzën e saj, Marget.
View this post on Instagram


