Me sezoni e ri televiziv, vjen edhe sezoni i dytë i "Mirëmbrëma Yje" nga Arbana Osmani. Burime për revistën BORDO kanë zbuluar se vila e madhe tashmë nuk do të jetë në Bogë, por në Tiranë, në zonën e Picallës.
Mbrëmjen e djeshme në episodin e dytë të "Mirëmbrëma Yje", Arbana ka folur pak për karrierën e saj si në televizion dhe në fushën e biznesit. Ndër të tjera moderatorja tregoi se kur nisi biznesin e saj të gjithë e qortuar duke i treguar se bota e biznesit dhe konkurrenca është shumë e egër, por për Arbanën televizioni nuk është më pak se kaq.
Kur fillova biznesin, më thanë të gjithë "Ishe mirë në televizion. Do shohësh sa i egër është biznesi, çfarë të bën konkurrenca". Sa herë e kujtoj them: Këta nuk e kanë idenë çfarë bëhet në televizion , gjarpërinj dhe hardhuca".
Kjo është marr si një 'thumb' ndaj Top Channel, si i vetmi televizion ku Arbana ka qenë pjesë që në fillimet e karrierës së saj.
-
-
Tetori frymëzues i BORDO-së, del numri i ri i revistës!
3 Tetor, 10:18


