KreuStil Jetese

Tetori frymëzues i BORDO-së, del numri i ri i revistës!

Tetori frymëzues i BORDO-së, del numri i ri i revistës!

Takohemi sërish këtë tetor në këtë numër të BORDO tejet frymëzues. Kënaqësia që kam marrë kur mbaroi ky numër ishte si të realizoja numrin e parë të revistës. Kjo, jo vetëm për arsyen se çdo edicion nis nga fillimi, revista shkon në shtyp dhe faqet e saj zbardhen për t’u ripopulluar sërish me personazhe, histori, tendenca, rubrikat e përhershme, por se në fund të faqosjes së këtij numri ndjeva si rrallë herë një kënaqësi të pashoqe, teksa shihja çdo faqe. E them pa modesti se ky është një nga tetorët më të bukur të BORDO-së. E bëjnë këtë të ftuarit, rrëfimet, setet fotografike, bashkëpunëtorët tanë që shohin te BORDO hapësirën e duhur për të promovuar biznesin dhe produktet e tyre. Andaj një falënderim nga zemra për të gjithë, që na u bashkuat dhe që jeni besnikë ndaj nesh. Faleminderit dhe lexuesit, që e mban gjallë leximin, shfletimin e një të përmuajshme, në një kohë kaq sfiduese, mes konsumit dhe rrjeteve sociale. E lumtur, që gjithçka që ne ofrojmë është tërësisht e re, ekskluzive dhe shfaqet për herë të parë. Kjo është edhe karta jonë e suksesit!  

Tetori frymëzues i BORDO-së, del numri i ri i revistës!Tetori frymëzues i BORDO-së, del numri i ri i revistës!Tetori frymëzues i BORDO-së, del numri i ri i revistës!

Ndaj shijojeni këtë numër, sikundër jemi përpjekur ta bëjmë tërheqës dhe motivues. Ndajnë me ne këtë tetor eksperiencat e tyre personazhe si: Helidon Fino, Inida Gjata-Zhaku, modelja Sara Shehu e mjekja Elona Meta, piktorët Verim Zendeli dhe Dastid Miluka, prezantojnë stilin e tyre, Alesia Frangu e Keisi Medini, tregon suksesin e saj notarja Arla Dermishi; ndërsa në kopertinën e BORDO.

Tetori frymëzues i BORDO-së, del numri i ri i revistës!Tetori frymëzues i BORDO-së, del numri i ri i revistës!

 

MEN, vjen në një rrëfim Presidenti i Federatës së Futbollit Shqiptar, Armand Duka.  

Bashkë me revistën BORDO këtë herë do të gjeni edhe Katalogun Alviero Martini 1A Classe, të koleksionit Vjeshtë-Dimër ’25-’26! 

Tetori frymëzues i BORDO-së, del numri i ri i revistës!

Shfletim të këndshëm dhe tetor të mbarë!