KreuStil Jetese

Çfarë duhet të bëjmë kur kthehemi nga pushimet...

 

Kthimi pas pushimeve në punë është një periudhë tranzicioni e cila na bën të ndihemi të dyzuar, madje edhe të pa motivuar për të vijuar gjithçka si më parë. Nga dielli i fortë, relaksi në plazh dhe orët e vona të argëtimit, duket sikur jeta juaj ka ndryshuar 360 gradë, ndaj ngjan krejt e pamundur për të nisur aty ku e kishit lënë. Shumë kompani të njohura në botë i motivojnë punonjësit e tyre që të kthehen në zyrë në disa mënyra, por ne kemi menduar disa forma të cilat do t’ju ndihmojnë të kapërceni këtë fazë kalimtare me sukses.

Vendos prioritete të reja

Nëse para pushime keni pasur një pozicion të caktuar në punë, që të ndiheni akoma më të motivuar, vendosini vetes disa prioritete të reja. Krijoni ide të cilat do t’ju japin mundësi që puna juaj të jetë më e dukshme, por edhe të merrni vlerësimet e duhura nga eprorët. Edhe nëse keni ide “të çmendura”, guxoni dhe ndajini ato me njerëz të cilët mund t’ju japin opinione më të kualifikuara.

Sezon i ri, stil i ri

 Tani që ktheheni në punë është koha të ndryshoni stilin tuaj. Nëse në verë mjaftonte një t-shirt për nië stil casual, profesioni kërkon një pamje më të sofistikuar, ndaj planifikoni të bëni një investim për pamjen tuaj! Së pari, bëni disa seanca trajtimesh estetike, pastaj vendosni nëse duhet të ndryshoni, ose pritni ose lyeni flokët, në varësi të stilit të ri). Rregullat që sugjerojnë stilistët për pamjen tuaj janë: gjithmonë një xhaketë! Kombinojeni me pantallona tub ose fund, për një pamje sa më elegante! 

Ndrysho rutinën

Të ndryshosh rutinën shpesh është e vështirë, sidomos kur bëhet fjalë për teknologjinë e re. E ke të vështirë edhe të ndërrosh pajisjen IQOS me të cilën nga një duhanpirës tradicional, jeta jote pësoi një ndryshim në rutinën e përsitshme. Tani është koha e një teknologjisë inteligjente, ndaj sado të dyzuar të ndiheni, prano risitë me gjeneratën e re të ILUMA i Prime dhe ILUMA i. Ju mund të ndaloni ose vazhdoni, vetëm me butonin: pause dhe play. Teknologjia me ngrohje do ju ndryshojë rutinën drejt një eksperiencë unike.

 

Sport dhe regjim ushqimor

Nëse pushimet ju kanë bërë pak dembele, është koha të rifilloni fitnesin dhe aktivitetin fizik. Bëjeni pjesë të rutinës tuaj ecjen e përditshme, të paktën 45 minuta: shmangni lëvizjen me makinë ose mjetet e transportit publik. Kjo do t’ju ndihmojë të mendoni që pushimet mbaruan dhe duhet të fokusoheni te jeta e përditshme me më shumë sport. Nëse këtë verë prova e bikinit ishte makthi juaj më i madh, mos pritni të dobësoheni një muaj para pushimeve. Vendosni një regjim ushqimor i cili ju ndihmon të hani shëndetshëm dhe të humbisni kilet e tepërta, duke ridimensionuar trupin tuaj përpara në kohë.

Më pak stres, më shumë argëtim

Studimet tregojnë se mbi 50 për qind e njerëzve kalojnë momente stresi dhe plogështie pas periudhës së pushimeve. Përpiquni të ulni nivelin e stresit duke shtuar aktivitetet argëtuese. Planifikoni në agjendën tuaj udhëtime dhe destinacione të reja në fundjava, për të dalë nga monotonia. Planifikoni pas orareve të punës aktivitete artistike, pra më shumë kohë për të ndjekur nië shfaqje në teatër ose opera, për të parë një film në kinema, ose të planifikoni mbrëmje festive me miqtë. Vetëm në këtë mënyrë do të filloni të mbushni kohën e tuaj të lirë me më shumë argëtim dhe do të dilni nga rutina e post-pushimeve