Është çmenduria më e fundit e prindërimitn që po pushton TikTok-un—me nënat që postojnë me krenari klipe të të vegjëlve të tyre dhe shikuesit që kënaqen me "këmbët e tyre të trasha" dhe tiparet e "të lezetshme".
Por kjo nuk është beteja e zakonshme se kush e ka fëmijën më të lezetshëm. Këta fëmijë ndajnë diçka shumë më të habitshme se kaq: Ata janë gjigantë!
Nën hashtagun #BigBaby, trendi ka tërhequr dhjetëra miliona shikime ndërsa prindërit zbulojnë matjet jashtë normave të foshnjave të tyre. Në korrik, nëna nga Oklahoma, Maci Mugele, tregoi djalin e saj katërmuajsh, Gunner, i cili ishte 72 centimetra i gjatë dhe peshonte 10 kg - pothuajse gjysma e madhësisë së saj.
Në një video tjetër virale, të parë më shumë se 44 milionë herë, influencuesja Houri Hassan-Yari prezanton djalin e saj gjashtëmuash me mbishkrimin: 'E dua djalin tim të shëndoshë.'
Ndërsa shumë ndjekës i lavdërojnë, të tjerë paralajmërojnë për rreziqet shëndetësore dhe madje akuzojnë prindërit për 'abuzim me fëmijët'. Seksionet e komenteve janë mbushur me të njëjtat pyetje të habitura: 'Me çfarë po e ushqeni?', 'Sa i gjatë është babai?' - dhe më shpesh, 'Si doli ai?'
Tani, ekspertët që flasin për Daily Mail paralajmërojnë se ky trend i mediave sociale është pjesë e një fenomeni më të gjerë dhe thellësisht shqetësues. Foshnjat po lindin më të mëdha se kurrë më parë - dhe mjekët paralajmërojnë se kjo tendencë mund të sjellë rreziqe serioze afatgjata shëndetësore si për nënën ashtu edhe për fëmijën.
Gjëndja, e njohur si makrosomia fetale - fjalë për fjalë 'trup i madh' në greqisht - i referohet të porsalindurve që peshojnë mbi 4 kg ne lindje. Foshnjat makrosomike kanë më shumë gjasa të kenë një lindje të vështirë. Por rreziku i komplikimeve është dukshëm më i madh kur një fëmijë lind me peshë më shumë se 4,500 gram. Rëndësia e vlerësimit të peshës dhe dimensioneve që fetusi do të ketë në momentin e lindjes nuk është thjeshtë për arsye informacioni, por për asrye sigurie, kjo pasi lindja e një fetusi me madhesi 4.5-5 kg mund të ketë disa rreziqe. Gjatë një lindje normale nëna mund të ndeshet me lezione të peritoneumit ai edhe dëme të dyshemese pelvike. Një lindje e tillë e ka të domosdoshme prerjen vaginale (epiziotomia). Për fetusin mund të paraqiten rreziqe të lidhura me dëmtime cerebrale ose asfiksi, por nuk mund të flasim me siguri se kushte të tilla do të shfaqen gjithmonë gjatë një lindje të tillë.


