KreuCelebrity

Akuzat ndaj Parashqevi Simakut, astrologia: ” Pas kurrizit të Shqipes më del një…"

Akuzat ndaj Parashqevi Simakut, astrologia: ” Pas kurrizit të Shqipes

Astrologia e njohur, Elena Demollari, ka qenë sot e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku jo vetëm bëri parashikimet e muajit tetor për secilën shenjë të horoskopit, por dha edhe një koment të fortë për rastin më të përfolur të javës – deklaratën e Shqipe Hysenajt për këngëtaren Parashqevi Simaku.

Kujtojmë se disa ditë më parë, gjatë një interviste, Shqipe tha se kishte dëgjuar kur ishte në Amerikë se Simaku i merrte burrat grave të tjera. Kjo deklaratë u pasua me reagimin e menjëhershëm të artistes, e cila e hodhi poshtë me indinjatë.

Në lidhje me këtë, astrologia u shpreh qartë:

 “Shikoj që Shqipja është shtyrë nga dikush. Është më mirë të kërkojë falje publikisht dhe t’i mbyllë gjërat. Nuk është e drejtë për një ikonë të Shqipërisë si Parashqevi Simaku. Kur ajo ka dalë në skenë, ne nuk kishim lindur akoma.”

Ndërsa për mundësinë e pasojave ligjore, Demollari paralajmëroi:

 “Do të ketë gjobë. Jo burg, por një gjobë të madhe. Jo 100-200 mijë lekë, por shumë më lart.”

Astrologia shtoi gjithashtu se Shqipja mund të përballet me zhgënjime të tjera personale e profesionale:

 “Më del një largim pune, një dorëheqje ose një prerje në besë. Nuk i ka bërë vetë, por është e shtyrë nga dikush. Shikoj një person të tretë, pas kurrizit të Shqipes.”