KreuCelebrity

"Call Center për të rritur famën”, Arjon Muça i kthehet Ronaldo Sharkës: Fol me emra!

"Call Center për të rritur famën”, Arjon Muça i

Moderatori Ronaldo Sharka ka ngritur hipotezën se shumë personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar paguajnë për të krijuar një “ushtri” profilesh të rreme në rrjete sociale.

Sipas tij, disa VIP-a shpenzojnë shuma të konsiderueshme mujore për të punësuar specialistë të botës online, të cilët hapin dhjetëra apo qindra llogari false në Instagram. Këto shërbejnë jo vetëm për të mbushur postimet me komente pozitive e për të rritur artificialisht imazhin e famës, por edhe për të sulmuar kundërshtarët publikë.

E keni vënë re që në sondazhe apo votime online, disa prej tyre papritur marrin qindra komente identike? Janë profile robotësh, të programuar për të krijuar idenë e një fansbase të madhe që në fakt nuk ekziston”, shkruan Sharka.

Ai shton se këto llogari shfaqen edhe në postimet personale dhe reklamat e VIP-ave, duke krijuar perceptimin e suksesit të rremë. Në rast konflikti, sipas tij, “ushtria e profileve false” hidhet menjëherë në sulm për të ofenduar e denigruar në rrjet.

“Unë i kam identifikuar disa prej tyre, por për momentin nuk po zbuloj emra”, thekson Sharka.

Deklarata e tij solli menjëherë reagime. Arjon Muça komentoi se “pa emra konkretë, materiali nuk ngjall interes të vërtetë”, ndërsa Zhaklin Lekatari shkoi më tej duke përmendur hapur: “Anaid Kaloti si fillim. Mafia e rrjeteve sociale.”

"Call Center për të rritur famën”, Arjon Muça i