KreuCelebrity

“Nuk e njoh”: Ironi me Jennifer Lopez, Mariah Carey konfirmon rivalitetin!

“Nuk e njoh”: Ironi me Jennifer Lopez, Mariah Carey konfirmon

56-vjeçarja ishte e ftuar në emisionin “Watch What Happens Live” të Andy Cohen, ku u rikthye te deklarata e saj e famshme e vitit 2003. Atëherë, kur u pyet për J.Lo, Carey buzëqeshi dhe u përgjigj shkurt: “Nuk e njoh”.

Këtë javë, historia u përsërit. Cohen e pyeti nëse e beson dot se kjo fjali është bërë pjesë e kulturës pop. “Unë thjesht isha e sinqertë kur e thashë. Nuk e di si u përhap kaq shumë”, tha Carey.

Kur moderatori e ngacmoi sërish: “Pra, ende nuk e njeh, apo jo?”, Carey buzëqeshi dhe u përgjigj: “Si mund ta njoh papritur… si, e di?”.

Deklarata shkaktoi një tjetër valë reagimesh në rrjetet sociale.
“Si mund ta njohë ajo papritur, o Zot i madh”, shkroi një fans.
“Ndoshta përgjigjja më e mirë do të ishte ‘Unë e njoh’. Por Mariah e bën qëllimisht për humor dhe është shumë qesharake!”, komentoi një tjetër.
“‘Nuk e njoh atë’ – përgjithmonë IKONIKE!”, shtoi dikush tjetër.